VMRO ankohet: Ligji për Këshillin e Prokurorisë Publike duhej të miratohej me shumicën e Badenterit

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilia Dimovski nënvizoi se Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë duhej të votohej me shumicë të Badenterit, e jo siç shkroi në Fejsbuk koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski se ky ligj nuk bën pjesë në grupin e ligjeve të cilat miratohen me shumicë të dyfishtë.

“Ai stenogram dhe votim të cilin e shpërndau janë nga koha kur me Ligjin për Këshillin e PSP-së nuk rregullohej përdorimi i gjuhëve dhe si pasojë e kësaj, nuk u votua me BADENTER… Por, në Ligjin e sotëm si nen të parë e rregullojnë përdorimin e gjuhëve, e kjo tërheq veprim tjetër… Ajo që pranuan gjithçka që iu kujtua kolegëve shqiptarë për këtë Ligj, nuk është problem për mua, por tregon se sa me dëshpërim i duhej LSDM-së ky ligj për amnisti të gjithë asaj që e bënë vitet e kaluara…”, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk Dimovski. Ai tha se Mitrevski duhet ta dijë se Kushtetuta është akti më i lartë.

“Pa dallim se mori pjesë në ndryshimin e tij, Kushtetuta edhe për të, edhe për kolegun Talat vlen edhe më tutje. Ligji për Komitetin për Marrëdhënie mes Bashkësive në nenin 11, paragrafi 4, që edhe ky koleg dhe shkelës i Rregullores dhe Kushtetutës Talat Xhaferi, e fshehin dhe shmangin e thotë të njëjtën se të gjitha ligjet të cilat do të rregullojnë çështjet e gjuhës së bashkësive do të votohet me BADENTER…Talati vetë paralajmëroi se ky ligj votohet me BADENTER. Ajo që ka harruar, me qëllim ose jo, është puna e juaj dhe e tij”, shkroi Dimovski në Fejsbuk.