VMRO: “Aktakuza për djegien e spitalit në Tetovë nuk përfshin fajtorët e vërtetë”

Nga VMRO-DPMNE thonë se aktakuza e ngritur ndaj tre personave për zjarrin në spitalin modular të Tetovës “nuk i përfshinë fajtorët e vërtetë, por njerëzit që janë shumë poshtë piramidës së përgjegjësisë”.

Nga atje thonë se “kjo vetëm tregon se rasti i spitalit modular, si dhe tragjedia me Durmo Tours dhe Besa Trans, po zhvillohen pa gjetur shkakun e vërtetë sistematik, për shkak të të cilit humbën dhjetëra jetë njerëzish”.

“Akti prokuror nuk jep përgjigjet se cili është roli i Ministrisë së Shëndetësisë në ndërtimin e objektit, si ka marr leje për punë nga inspektimi kompetent, cila është përgjegjësia për materialin me të cilën është ndërtuar objekti dhe rrjedhja e faktorëve tjerë që sollën deri te tragjedia”, pyesin nga VMRO-DPMNE.

Nga atje sqarojnë se për fat të keq sistemi i mosndëshkimit do të sjell tragjedi të reja.