Vlora Çitaku: Vjosa Osmani e Albin Kurti e urrejnë Edi Ramën


Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, i ka kritikuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe ministren e Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz.

Kjo pasi sipas saj asnjëri nga ta nuk reaguan për fjalimin e djeshëm të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Çitaku tha se Osmani, Kurti dhe Gërvalla e urrejnë Ramën.

“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB” – tha Çitaku.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Rama tha se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai po ashtu ka folur edhe rreth raportit të Dick Martyt dhe Gjykatës Speciale.