Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmeve e komenteve që e kanë vërshuar rrjetin për martesën e vëllait të deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lilës.
Çitaku përmes një postimi në facebook ka thënë se vëllai i Kusari-Lilës, nuk është fytyrë publike dhe rrjedhimisht as martesa e tij nuk është çështje e interesit publik.
Sipas saj thirrjet homofobike janë të shëmtuara dhe të papranueshme. ”Dashuria është dashuri”, ka shtuar ajo mes tjerash.