Vlerësim për gjendje të re të jashtëzakonshme, pritje për dialog dhe datë për zgjedhje

Qeveria deri në fund të javës, sipas paralajmërimeve, duhet të bëjë vlerësim nëse nevojitet  shpallje e gjendjes së re të jashtëzakonshme.  Gjendja e jashtëzakonshme rrjedhëse që zgjat 14 ditë përfundon në datën 30 të këtij muaji, pas së cilës vijojnë afatet ligjore për mbajtje të zgjedhjeve të paralajmëruara të parakohshme parlamentare, që së pari duhej të mbahen më 12 prill. Pas takimit të fundit të pasuksesshëm të liderëve në datën 18 të këtij muaji për konsensus rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve, edhe dje mungonin informatat zyrtare për  mundësinë e mbajtjes së takimit të ri të liderëve,  ndërsa nga  selitë partiake  të LSDM-së qeveritare dhe VMRO-DPMNE-së opozitare  i përsëritën qëndrimet,  të parat për zgjedhje të shpejta, ndërsa të dytat  se ende nuk ka kushte për shkak të rasteve të reja të të sëmurëve nga KOVID-19.

Nga LSDM edhe dje  porositën se  duhet të mbahen zgjedhje që të sigurohen  institucione tërësisht funksionale por njëkohësisht të mbrohet edhe  shëndeti i qytetarëve,  për shkak të pritjeve për valë të re me virusin  KOVID-19.

VMRO-DPMNE-ja opozitare, sërish e përsëriti akuzën se LSDM dëshiron zgjedhje, duke thënë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dorëzuar mendime ku qartë shkruan se  u nevojiten 35-60 ditë për zbatim të zgjedhjeve.

Siç deklaroi dje kryeministri Oliver Spasovski deri në fund të javës do të bëhet vlerësim, nëse është e nevojshme të shpallet gjendje e re e tretë e jashtëzakonshme. Nëse është e nevojshme kjo, nëse kushtet janë të domosdoshme që përmes gjendjes së jashtëzakonshme do të ballafaqohemi më lehtë me gjithë këtë situatë, atëherë do të marrim një vendim të tillë. Por tani në këtë moment nuk kemi vendim në lidhje me këtë,  theksoi Spasovski gjatë vizitës në Shtip.

Për mundësinë e takimit të ri të liderëve për marrëveshjen e datës së zgjedhjeve Spasovski porositi se pret të nxitet dialog politik dhe se partitë politike  duhet të dakordojnë datë  në bazë të asaj që nënkupton rregullore pozitive juridike në vend.

Sipas tij, nevojiten zgjedhje të shpejta për sigurim të institucioneve stabile, “Data e zgjedhjeve është determinuar në dekretin me fuqi ligjore e cila ka vlerë deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Në atë moment kur përfundon gjendja e jashtëzakonshme dhe na mbeten edhe 22 ditë deri në zgjedhjet dhe kjo është gjendje faktike. Për atë duhet të mbahen zgjedhje në afatin e parë të mundshëm. Duhet të jemi principiel ndërsa zgjedhjet  të jenë në atë moment kur do të ketë  më së shumti kushte të krijuara”, porositi Spasovski dje  pas seancës së Qeverisë në të cilën ishin sjellur masa  për zbutje të restriksioneve për shkak të virusit KOVID-19, mes të cilave edhe për heqje të orës policore prej sot dhe hapje të objekteve hotelierike prej nesër.

Qëndrim të tillë paraprakisht  në përgjigje të pyetjes së gazetarëve  tregoi edhe zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, duke potencuar se zgjedhjet janë zgjidhje dhe duhet të mbahen  në afatin e parë të mundshëm, siç theksoi , pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe sipas gjendjes me epideminë.

Në reagimin e qëndrimeve të tij nga VMRO-DPMNE vlerësuan se kërkesa e zgjedhjeve të shpejta  në situatë kur ka edhe tre të vdekur nga Kovid-19 është  vrasje e organizuar  për motive politike.