Koalicioni VLEN sot përmes një komunikate ka theksuar se përgjegjësi para ligjit duhet të japin gjithë ish-funksionarët e BDI-së që kanë bërë keqpërdorime.
Në këtë rast, VLEN përmend ish-ministrin e jashtëm, Bujar Osmani.
“VLEN është frymë e re e ndryshimit të shumëpritur. Le t’ja kujtojmë BDI-së dhe satelitëve të saj se qytetarët nuk harrojnë të keqen që ata e lanë pas. Në të kaluarën, BDI ka lënë gjurmë me abuzime dhe keqmenaxhime të resurseve shtetërore.
Dyshimet e VLEN-it janë kur prokuroria do t’u përgjigjet gjithë raportimeve për abuzimet e mundshme të ish-ministrit që për vete thoshte se ka ofertë të jetë sekretar i përgjithshëm i NATO-s, “pacientit” Bujar Osmani.
Opinioni me të drejtë shtron dilemën ku është përgjegjësia kur Bujari në krye të Ministrisë Jashtme në kundërshtim me logjikën e tregut për nevojat e Samitit të OSBE-së lidhi marrëveshje prej 960.000 euro me kompaninë “ABC rent a car”.
Opinioni me të drejtë pyet a ka qenë në dijeni Bujari për abuzimet e ambasadorit të dërguar nga ai në OKB, Ljubomir Fërçkovski.
Opinoni me të drejtë shtron pyetjen çka ka ndërmarrë Bujari kur ambasadori Vesel Memedi shkaktoi rrëmujë me pasaportat, me ç’rast ua vështirsonte jetën mërgatës sonë.
Opninoni me të drejtë pyet si u bë që brenda natës Besmira Ejupi të bëhet diplomate në konsullatën në Bon, madje me urdhër të drejtpërdrejt nga ai që t’i përgatitet pasaportë diplomatike”, thekson VLEN.
VLEN më tej shton se larg propagandës gebelsiane të BDI-së dhe satelitëve të tyre që korridoreve presin për t’u bërë pjesë e Qeverisë, po dëshmon se si mund të ndërtohet një qeverisje e drejtë dhe me vlera, ndërsa BDI duhet të përballen me të kaluarën e tyre të errët.
“Ftojmë organet e rendit dhe prokurorinë që të lirohen nga prangat e regjimit të kaluar dhe ta kthejnë besimin e qytetarëve dhe të marrin masa”, theksoi VLEN.