VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave, tha Kasami

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasam tha se koalicioni VLEN po shkon drejt homogjenizimit të strukturave. Kasami tha se do të formohet trupi i përbashkët koordinues i koalicionit i cili do të ketë rol mbikëqyrës dhe rregullues për politikat e VLEN-it në Qeveri dhe nivel lokal.

“Koalicioni VLEN për promovimin e një trupi të përbashkët koordinativ i cili do të koordinon politikat e koalicionit në periudhën e ardhshme. Kjo tregon për frymën e përbashkët që ekziston brenda koalicionit por njëherësh edhe kërkesën e votuesve që dalëngadalë të shkojmë drejt homogjenizimit të strukturave apo ngritjen e një strukture të përbashkët”, tha Kasami.

Kasami shtoi se do të emërohet edhe zëdhënësi i përbashkët që do të komunikojë në emër të koalicionit.