VLEN me qendër të përbashkët për komunikim, zëdhënës Fari Hiseni, ndërsa koordinator-sekretar organizativ Albi Qamili


Koalicioni VLEN sot zyrtarizoi edhe një organ të përbashkët, respektivisht Qendrën për Komunikim. Zëdhënës i përbashkët koalicionit VLEN është caktuar Fari Hiseni, ndërkaq koordinator-sekretar organizativ do të jetë Albi Qamili.

“Qendra për Komunikim do të jetë mekanizëm për komunikim me publikun, ndërsa ndër kompetencat tjera janë edhe zhvillimi i strategjive, zhvillimi dhe mbikëqyrja në mediat sociale etj. Si rrjedhojë, paralelisht me këtë organ, promovojmë edhe web-faqen e re të përbashkët. Themelohen kanale të reja të komunikimit, të gjitha kanalet e komunikimit të koalicionit, përfshi rrjetet sociale, do të menaxhohen nga kjo Qendër”, tha mes tjerash Hiseni.