VLEN: Me Akademinë realizojmë atë që e kemi premtuar para elektoratit


Nga koalicioni VLEN sot kanë deklaruar se themelimi i Akademisë Shqiptare nuk ka për qëllim të shkaktojë dëme politike partnerëve të koalicionit por që VLEN të mbaje premtimet e bëra para votuesve.

Bashkim Murtezi tha se krijimi i Akademisë është rezultat i situatave negative në vend ku siç thotë, në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët.

“Ne kemi mirëkuptim për qëndrimin e partnerëve tanë pasi çështja e krijimit të Akademisë Shqiptare është e ndjeshme për maqedonasit por, qëndrimi ynë si VLEN nuk është t’ju shkaktojmë dëm politik partnerëve tanë te koalicionit por të zbatojmë ato që kemi premtuar para votuesve tanë.

Krijimi i Akademisë Shqiptare është një reflektim i disa situatave negative në vend për shkak të të cilave në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët”, tha Murtezi.