Koalicioni VLEN vazhdon fuqishëm në përgatitjet për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare.
Sonte në lagjen Teqe nê Tetovë e kanë hapur shtabin zgjedhor duke u përgatitur fuqishëm për fushatën Presidenciale. Mes shumë simpatizantësh e qytetarësh i pranishëm ishte edhe kandidari për deputet, sekretari i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi si dhe kandidatët tjerë për deputetë në zgjedhjet e 8 majit.
“Ne nuk i bartim me autobus aktivistët, por pritemi me plot vullnet në çdo lagje e çdo mëhalle me vrullin e fitores që shihet në çdo takim me qytetarët.
Hapja e shtabit në lagjen Teqe u shndërrua në tubim siç ndodh në çdo vend ku ka takim VLEN!
p.s. Tetova – 3 me 1.”, ka shkruar Adnan Azizi.
Qytetarët në cdo hapje shtabi nga ana e VLEN-it lënë të kuptohet se përkrahja e tyre do jetë masovike në këto zgjedhje pasi ç’do shtab që hap dhe çdo aktivitet të VLEN-it po i shëndërrojnë ne tubime masive.