VLEN: Fatmir Besimi e ka lënë buxhetin në gjendje katastrofale


Koalicioni VLEN është deklaruar pas seancës së mbrëmshme të Qeverisë, në kuadër të së cilës u miratua ribalanci i Buxhetit.

Nga Koalicioni VLEN thonë se “dëshmojnë përkushtimin për qytetarët”, ndërkohë që kanë dërguar kritika ndaj ish minitrit të Financave, Fatmir Besimi, për të cilin thonë se “e ka lënë buxhetin në gjendje katastrofale”.

“Për hirë të transparencës të cilin e kemi premtuar koalicionio VLEN ka konstatuar se qeverisja e kaluar në krye me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e ka lënë buxhetin në gjendje katastrofale. BDI e ka vjedhur buxhetin e shtetit pamëshirshëm. Qeverisja e tyre mbi 20 vjeçare i ka lënë qytetarët, veçanarisht vendbanimet shqiptare pa një kokërr shprese, ku kemi eksod të të rinjve shqiptarë.
Kjo parti, përveç se ka qenë e njohur për hajdutri, ka dëshmuar mungesë të plotë transparence dhe përgjegjësie, duke shkatërruar besimin e qytetarëve në institucionet publike.

Buxhet në gjendje alarmante: Gjatë kohës që BDI ka qenë në qeveri, buxheti është menaxhuar në mënyrë katastrofike, duke lënë vendin në një situatë financiare shumë të vështirë.
Nepotizëm i hapur: Emërimet të cilat ajo i ka bërë gjatë qeverisjes së tyre kanë qenë maja e ajsbergut të një kulture të nepotizmit, ku pozitat kyçe kanë qenë të mbushura me individë që punën e parë e kanë pasur drejtor, ndërsa si parim e kanë pasur shqiptarë i mirë është vetëm shqiptari i afërt dhe besnikë i partisë.
Korrupsion dhe abuzim me pushtetin: BDI ka shfrytëzuar çdo mundësi për të përfituar në mënyrë të pandershme, duke neglizhuar interesat e qytetarëve dhe duke shkatërruar besimin në institucionet publike.
Koalicioni VLEN është i vendosur të luftojë këtë sëmundje dhe të nxjerr në sipërfaqe vetëm më të mirët me qëllim që të kemi qeverisje të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga çdo zyrtarë.
Koha për NDRYSHIM dhe VEPRIM është tani. Koalicioni VLEN do të vazhdojë të luftojë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë, larg korrupsionit dhe nepotizmit që ka karakterizuar qeverisjen e BDI-së”, qëndron në kumtesën e VLEN-it.