VLEN dorëzoi kallëzim penal kundër Petar Bogoevskit

Përfaqësuesi ligjor i Aleancës për Shqiptarët, avokati Abidin Abduli, ka parashtruar sot në Prokurorinë Publike në Shkup, kallëzim penal ndaj personit Petar Bogoevskit për konsumimin e veprës penale: “Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese”.

“Sot dorëzuam kallëzim penal ndaj personit Petar Bogojevski për gjuhën e tij të urrejtjes të cilën e shpreh publikisht në rrjetin social Facebook. Me këto veprime ai ka bërë shkelje të ligjit edhe atë të dënueshme në bazë të kodit penal, neni 319 dhe 394. Shpresojmë se në të ardhmen prokuroria publike këto vepra do t’i procesuojë vetë në bazë të detyrës zyrtare sepse janë publike dhe janë shumë të dëmshme për jetesën e përbashkët këtu në Republikën e Maqedonisë”,tha avokati Abidin Abduli.