Shprehim keqardhjen që BDI-ja sot e konfirmoi se për ta, interesat e popullit shqiptar qenkan “të rëndësishme” vetëm sa janë në pushtet. Afrim Gashi është i pari shqiptar i zgjedhur kryetar i Kuvendit me 76 deputetë, një shumicë e konsiderueshme që logjikisht u mbështet nga të gjithë deputetët shqiptarë, pavarësisht nëse janë nga pozita apo opozita.
Ikja e deputetëve të BDI-së nga salla e kuvendit është një episod i ri i mospërkrahjes së Arben Taravarit si kandidati i vetëm shqiptarë për president dhe bojkotimi i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Vendime funerali/të varrosjes së BDI-së në kundërshtim me interesat e BE-së dhe SHBA-së. Me këtë sjellje BDI qëndron në të njëjtën linjë me LEVICËN antiperëndimore.
Fronti evropian i BDI-së u zbulua në testin e parë të opozitës. BDI-ja e ka obligim ta pranojë realitetin dhe të veprojë si opozitë e përgjegjshme. Për shkak të një sërë vendimesh të dëshpëruara politike, ato tani kanë edhe më shumë peshë në të ardhmen shumë të afërt për të provuar se nuk do të rrezikojnë perspektivën e BE-së për hir të interesave të ngushta personale dhe partiake si opozitë.