VLEN: BDI është në makth opozitar!

Nuk ka turp më të madh politik sesa një BDI që përpiqet të përfitojë nga dhuna ndaj një foshnjeje.

A ka fund që ata nuk mund ta depërtojnë? Cila është çmenduria politike të pretendosh se arsyeja e dhunës ndaj një foshnjeje është se BDI nuk është pjesë e Qeverisë? A nuk i regjistruan dje veprimet e ministrit Arben Taravari dhe drejtorit Rexhep Memedi? Dhe së fundi, nëse kërkojnë dorëheqje dhe adresojnë përgjegjësi pas 20 ditësh nga formimi i Qeverisë së re, atëherë çfarë duhet kërkuar për regjimin 22-vjeçar të BDI-së? Të fshihet BDI nga regjistri i partive politike për të gjitha krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve? Edhe një herë u bëjmë thirrje që të kthjellohen, të përballen me realitetin, të bëjnë reforma programore dhe kadrovike dhe të fillojnë të veprojnë si opozitë konstruktive” thuhet në reagimin e VLEN-it