VLEN: Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi janë çelësi për të ardhmen

Në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, kryetarët e komunave të udhëhequra nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE treguan se bashkëpunimi dhe mirëkuptimi janë rruga e vetme për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetarët e komunave nga koalicioni VLEN: Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës, Valbon Limani, kryetar i komunës së Gostivarit, dhe Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit, si dhe kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE: Jovica Ilievski, kryetar i komunës së Bërvenicës, Dejan Mitevski, kryetar i komunës së Aerodromit, Aleksandar Stojkovski kryetar i komunës së Gjorçe Petrovit dhe Orce Georgievski, kryetarë të komunës së Kisella Vodës, njëherit edhe kryetar i Bashkësisë së Njësive për Vetëqeverisje Lokale.
“Mbjellja e fidaneve sot nuk është thjesht një akt simbolik, por një mesazh i qartë: ne mbjellim shpresë, bashkim dhe përparim, kundër përçarjes dhe urrejtjes që ka lodhur dhe stërlodhur qytetarët tanë,” theksuan kryetarët.
Koalicioni VLEN qëndron fuqishëm kundër përpjekjeve për të mbjellë ndasi dhe urrejtje për përfitime të vogla politike. Ne besojmë në një shoqëri ku të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo bindje politike, mund të jetojnë në paqe dhe harmoni.
Derisa të tjerët përdorin fjalë për të ndarë, ne veprojmë për të bashkuar. Çdo fidan i mbjellë sot është një dëshmi e përkushtimit tonë për të ndërtuar një të ardhme ku toleranca dhe mirëkuptimi triumfojnë mbi urrejtjen dhe përçarjen.
Koalicioni VLEN është zëri i qytetarëve që kërkojnë paqe, drejtësi