Vladimir Putin dhe historia për vajzën sekrete

Një media investigative në Rusi raporton se presidenti Vladimir Putin është babai i një vajzë adoleshente “sekrete”, e cila erdhi në jetë pas një lidhje të tij me guvernanten e shtëpisë, e kthyer tashmë në milionere.

Vajza 17 vjeçare quhet Yelizaveta Vladimirovna ndërsa nëna e saj është Svetlana Krivonogikh.
Burime për faqen investigative ‘Proekt’ tregojnë se Putin dhe Svetlana e nisën lidhjen e tyre sekrete në fund të viteve 1990, kur ajo ishte një pastruese ndërsa ai një zyrtar i lartë i shërbimit sekret. Çifti u nda në fillim të viteve 2000 atëherë kur erdhi në jetë dhe Yelizaveta.

Presidenti Putin, i cili e mban jashtë syrit të media familjen e tij, nuk ka reaguar për këtë lajm dhe Kremlini mohon të ketë të dhëna për Svetlanën dhe vajzën e saj.
Të dhënat e mbledhura nga Proekt tregojnë se Svetlana lindi në vitin 1975 në Shën Peterburg dhe u rrit në një apartament modest. Gjatë viteve 1990 ajo punoi si pastruese në një dyqan, ndërkohë që studionte për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin e Ekonomisë dhe Financës.

Në vitin 2000 ajo u diplomua dhe shumë shpejt u shpërngul nga apartamenti i saj në një rezidencë në ishujt Kamenny, së bashku me të ëmën.
Sipas të Proetk, në këtë ishull apartamentet nuk janë për shitje dhe zakonisht merren në pronësi nga njerëz shumë afër nga presidenti Putin.