Vjosa Osmani: “Rreth 200.000 aplikime, faleminderit mërgatë”


“Rreth 200 000 nga ju, edhe pse në pamundësi të jeni prezent fizikisht në këto zgjedhje, na e dëshmuat që s´ka asnjë barrierë që mund të ju ndalë për të shprehur vullnetin tuaj e të jepni kontributin tuaj të drejtpërdrejt për ndryshimin e madh”
Vjosa Osmani, presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës dhe Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një postim të fundit ka falenderuar gjithë diasporën për aplikimet e bëra dhe numrin e madh të tyre.

Ani pse, KQZ-ja ende nuk e ka bërë të ditur saktësisht numrin e aplikimeve nga mërgimtarët për të votuar në zgjedhjet e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021, Vjosa Osmani ka shkruar se janë afro 200 mijë aplikime nga e mbarë mërgata.

Postimi i plotë:
E dashur mërgatë,
Edhe këtë herë e dëshmuat se Kosova ka qenë dhe mbetet në mendjen e zemrat tuaja përherë. Rreth 200 000 nga ju, edhe pse në pamundësi të jeni prezent fizikisht në këto zgjedhje, na e dëshmuat që s´ka asnjë barrierë që mund të ju ndalë për të shprehur vullnetin tuaj e të jepni kontributin tuaj të drejtpërdrejt për ndryshimin e madh. Së bashku me shumë nga ju që udhëtuan e do të udhëtojnë me kilometra të tëra për të ardhur në Kosovë, më 14 shkurt le t’i japim frymë Kosovës së ëndrrave tona më të bukura!
Ju faleminderit nga zemra.
Vjosa