Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me letrën e dërguar nga presidenti amerikan Joe Biden drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vucic. Osmani tha se Biden qartësoi qëndrimin e tij dhe rruga e vetme është njohja reciproke.
“E mirëpres qëndrimin e qartë të Joe Biden në lidhje me Kosovën dhe Serbinë. Padyshim se e vetmja rrugë përpara në dialog është marrëveshja e njohjes reciproke”, shkroi Osmani.
Osmanishtoi se kjo ishte qasja e duhur e cila kishte munguar që nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi..
“Një qasje që ka munguar që nga fillimi i dialogut, një qasje që duhet që të ketë përfundim të suksesshëm”. Letra që Biden i dërgoi homologut të tij serb, Vucic, ngjalli reagime të shumta nga politianët kosovarë që e mirëpritën atë, derisa në Serbi kritikuan ashpër letrën, me Vucic i cili tha se kjo njohje nuk do ndodhte ndonjëherë.