Vjosa Osmani pajtohet me qëndrimin e deputetes gjermane se rrëzimi i Qeverisë do të jetë katastrof për Kosovën


Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Carmon Taubadel, ka thënë se do të jetë katastrof për Kosovën nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të procedojë me mocion për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katstrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar në “Twitter” Viola von Cramon.

E një qëndrim i tillë i eurodeputetes i ka pëlqyer edhe nënkryetares së LDK’së, Vjosa Osmanit, duke treguar kështu që është kategorikisht kundër mocionit të cilin synon ta procedojë në Kuvend partia e saj.

Osmani edhe mbrëmë bashkë me Lumir Abdixhikun nuk kishin përkrahur mocionin e votëbesimit.