Vjosa Osmani më shumë vota se Enver Hoxhaj, Avdullah Hoti, Haradinaj e Limaj së bashku

Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur të marrë 300 mijë e 788 vota, duke kaluar kështu çdo kandidat tjetër të të gjitha partive.
Edhe nëse bëhen bashkë të gjithë prijësit e listave të partive të tjera, sërish Osmani ka më shumë vota se të gjithë.

Enver Hoxhaj, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj të gjithë së bashku kanë 71 mijë e 521 vota më pak se sa Osmani.
Këto janë votat e të gjithë prijësve të listave:
Enver Hoxhaj ka marrë 100 mijë e 518, Avdullah Hoti, 69 mijë e 640, Ramush Haradinaj 41 mijë e 406, Fatmir Limaj 17 mijë e 703