Vjosa Osmani: Kryeministri Hoti është arrogant

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar si arrogant kryeministrin, Avdullah Hoti. Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të tij se Osmani gjithmonë e ka pasur gabim, kryeparlamentarja tha se shefi i Ekzekutivit nuk e di se çfarë flet.

Osmani pasi mori pjesë në një aktivitet për ndihëm juridike falas, të hënën e akuzoi Hotin edhe për mungesë transparence në dialogun Kosovë-Serbi.

Kryetarja e Kuvendit kërkoi nga kryeministri që në takimin e sotëm në Bruksel të mos hap tema që dëmtojmë sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Derisa tha se është duke diskutuar për mundësitë e thirrjes së një seance ku do të raportonte kryeministri për marrëveshjen e Uashingtonit.