Vjosa Osmani bojkoton seancën e votimit të Qeverisë Hoti


Nën drejtimin e Kujtim Shalës, nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka nisur seanca ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Seanca është duke u udhëhequr nga Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LDK-së.

Qeveria në krye me Albin Kurtin është rrëzuar pas mocionit të mosbesimit që erdhi si rrjedhojë e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Pas mocionit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar disa herë nga Vetëvendosje të propozojnë një emër për mandatar. Pasi që LVV-ja nuk e dorëzoi një emër te i pari i shtetit, presidenti këtë të drejtë ia kaloi partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet.