Vjollca Baftiu Zulbeari nga Gostivari: Të zëvendësojmë premtimet boshe me ato reale, për një Gostivar më të blertë

Gjatë konventës së BDI-së në Gostivar, Vjollca Baftiu Zulbeari nga Iniciativa – Gostivari që dua – që është pjesë e listës së BDI-së për Zgjedhjet lokale, ka theksuar se janë bërë bashkë për të mirën e qytetarëve sepse vetëm të bashkuar do të bëjnë qytetin më të mirë e më të Blertë.

“Nëse nuk ndërmarrim së shpejti zgjidhje për Rusinon, ne në të ardhme do të duhet të marrim ajër me bombola oksigjeni. Si deponia Rusino, rrugët e ndotura, trafiku kaotik, qent endacak, kazinot që na shqetësojnë me vite të tër, e pyesim veten si mund të jetë në këtë gjendje qyteti jonë? A nuk mund të kemi dhe të jetojmë edhe n e në një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë ne. Sigurisht që duhet por duhen ide të reja dhe vullnet i qytetarëve që duan të kontribuojnë për një qytet më të mirë”, ka theksuar kështu kandidatja për këshilltare Vjollca Baftiu Zulbeari.

Ishte BDI që përqafoi platformën tonë, ku përmes një liste të përbashkët ku 50 për qind të kandidatëve për këshilltar nuk janë anëtarë partiak, ka sqaruar në fjalimin e saj para të pranishmëve kandidatja për këshilltare Vjollca Baftiu Zulbeari.

“Patëm takime me të gjitha partitë por ishte vetëm partia e kryetarit të komunës e cila e refuzoi takimin tonë! Por ne nuk jemi të interesuar nfga lojrat politike, ne na intereson qyteti jopmnë[, përditshmëria dhe jeta e këtij qyteti, për ne nuk kiste aspak rëndësi se cila parti politike do të na përkrah pasi ne kishim vetëm një synim që të bëjmë Gostivarin më të mirtë. Ishte BDI që përqafoi platformën tonë, ku përmes një liste të përbashkët ku 50 për qind të kandidatëve për këshilltar nuk janë anëtarë partiak”, theksoi më tej ajo.

Sipas saj, Iniciativa – Gostivari që dua – ka bashkuar forcat dhe idetë që të zëvendësojnë premtimet boshe me projekte reale.
“Axhenda e gjelbër është një angazhim serioz. Ne bashkuam forcat, idetë dhe programet. Ne jemi gati, jemi gati të veprojmë në vend të dembelizimit dhe neglizhencës. Jemi gati t’i zëvendësojmë premtimet boshe me projekte reale dhe të prekshme prë Gostivarin që Duam. Ne me 17 teor do të nisim ndryshimin e Gostivarit”, ka theksuar për fund Vjollca Baftiu Zulbeari