Nikola Gruevski plotësisht shpëton nga vuajtja e dënimit dyvjeçar me burg në rastin “Tank”, për blerjen e luksit “Mercedes”.
Ish-kryeministri Nikola Gruevski nuk do të përballet me pasoja për blerjen e luksit “Mercedes” për shkak të skadimit të afatit të çështjes. Më 4 tetor 2018, Gruevski u dënua me vendim të formës së prerë, por për shkak të kalimit të periudhës gjashtëvjeçare të skadimit, nga 4 tetori 2024, dënimi nuk mund të ekzekutohet, raportoi Prizma.
Sipas Kodit Penal, skadimi i ekzekutimit të dënimit ndodh kur kalon dyfishi i kohës së nevojshme për skadimin e çështjes. Në rastin e Gruevskit, periudha e skadimit është tre plus tre vjet.
Të tjerë të dënuar në rastin “Tank” përfshijnë edhe ish-ministren e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmësministrin e Brendshëm, Gjoko Popovski, të cilët tashmë i kanë vuajtur dënimet e tyre.
Ndërkohë, “Mercedes-i” vazhdon të përdoret për delegacione zyrtare, konfirmoi drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOPP), Ivica Tomovski. Çfarë lloj delegacionesh e përdor këtë automjet dhe për çfarë qëllimesh është diskutuar edhe në edicionin e fundit të “Daily Click” në TV21.
Sinjali ka mësuar se 19-vjeçarja i kishte kërkuar 1 mijë euro nga i dyshuari për të mos e denoncuar në Polici lidhur me rastin e sulmit.
Por, meqë paratë nuk arriti t’i marrë, e dyshuara veproi kështu, e madje raportoi se edhe është sulmuar seksualisht nga i dyshuari derisa kanë qenë në motel.
Denoncimi i saj e aktivizoi Policinë, por pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, u zbulua rasti i shantazhit dhe për pasojë dy palët përfunduan në stacion policor.
Ndaj të dyshuarës, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, ndërsa burri i dyshuar është lënë i lirë për t’u hetuar në procedurë të rregullt për veprën penale “Sulmi”.