Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje, pasi Kurti nuk u certifikua nga KQZ

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka reaguar pas raportimeve se liderit të partisë Albin Kurti i është ndaluar nga KQZ kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ajo ka thënë se në shtetin e kapur kështu ndodhë. Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit i është pamundësuar kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, zgjedhje këto të parakohshme.

Kurti nuk është certifikuar, pasi që i njëjti ka përballje me ligjin. Por pas kësaj ka reaguar Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se Kurti gëzon mbështetje shumë të madhe të qytetarëve dhe kjo mbështetje është e pakontesuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit.

Tutje Haxhiu theksoi se në shtetin e kapur, kështu ndodhë.
Postimi i plotë i saj në Facebook:

Albini gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit! Në shtetin e kapur kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!.