Vjen reagimi i parë i Hashim Thaçit pas publikimit të aktakuzës ndaj tij


Gjykata Speciale dje ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Kjo ngjalli reagime të shumta si në Kosovë, Shqipëri por jo vetëm, reagime të cilat po vazhdojnë edhe sot.

Ndërsa Veseli dje përmes një konference reagoi duhet i quajtur akuzat të pabazuara, Thaçi nuk e ka thënë ende asnjë fjalë.

Megjithatë presidenti ka reaguar sot duke ndërruar foton e coverit në Facebook, ku ka vendosur foton e UÇK-së.

Mbetet të shihet nëse gjatë ditës Thaçi do të reagoj përmes ndonjë postimi në rrjetet sociale apo ndonjë konference për media.

Pasi që u ngrit aktakuza ndaj tij, presidenti dje konfirmoi se nuk do të shkojë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.