Vjen ndryshim drastik i motit, erë e ftohtë dhe borë!

Paralajmërohen qytetarët se prej nesër duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe mos ti parkojnë veturat nën drunj, për shkak të erës së fuqishme që pritet fryejë nga drejtimi jugor nëpër Maqedoninë e Veriut. Era në disa drejtime do të arrijë në shpejtësi prej 80km/h.
Prej nesër e mëtej pritet mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu dhe në disa vende do të jenë më intensive.
Gjatë fundjavës nëpër male pritet të ketë edhe borë.
Sa u përket temperaturave ato do të sillen prej 12 deri më 20 gradë.
Të rikujtojmë se prej sot e në ditët në vijim për shkak të rrymës së ajrit, nga Sahara e në territorin tonë do të transportohet pluhur dhe rërë, me cka atmosfera do të ndryshojnë dhe shiu do të përzihet me to.