Ditën e premte, 8 dhjetor, është festë shtetërore “Shën Kliment Ohridski” dhe është ditë jopune për gjithë qytetarët e RMV-së.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 8 dhjetor 2023 (e premte), “Shën. Kliment Ohridski”, është ditë jopune për të gjithë qytetarët. Ministria uron festën.