Më datë 18.04.2024 në orën 14.15 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.K. (72) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se më datë 16.04.2024, pasi ai ishte larguar nga ambientet e Stacionit Policor-Tetovë, ku kishte qenë i mbajtur për shkek të veprës së raportuar penale dhunë në familje, ai e kishte përsëritur veprën dhe e kishte sulmuar përsëri fizikisht rejën e tij (nusen e djalit). Personi është mbajt në një stacion policorë kurse për rastin është njoftuar edhe Qendra për Çështje Sociale Tetovë. Pas dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.