Vjehrra 58-vjeçare është arrestuar pasi ka rrahur dhe kërcënuar renë e saj

Një grua 58-vjeçare nga një fshat i Negotinës është ndaluar pasi u raportua për sulm fizik dhe kërcënime ndaj resë së saj, informon sot Sektori për Punë të Brendshme – Veles.

– Mbrëmë në orën 21:05, zyrtarët e policisë nga DPB– Negotinë arrestuan K.U. nga një fshat i Negotinës, pas një raportimi se ajo kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e familjes nusen 32-vjeçare të djalit të saj dhe e kishte kërcënuar, sqarojnë nga SPB – Veles.

Ata shtojnë se K.U. është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të ngjarjes, do të ngrihet një padi përkatëse ndaj saj.Pa Censurë