Vjehri e sulmon fizikisht renë e tij në Tetovës, e lëndon duke e shpuar me thikë


Me datë 19.05.2024 në ora 20:10 në Departamentin e Policisë-Kamnjan, një grua 37-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj E.Z. Sipas raportit, rreth orës 20:00 në shtëpinë e tyre familjare, pas një debati të shkurtër, vjehrri dhe bashkëshorti i saj B.Z. kanë nisur një përleshje fizike dhe pasi ajo ka tentuar t’i ndajë, ai e ka sulmuar dhe e ka lënduar me një mjet të mprehtë. Personi E.Z. është paraqitur vetë në stacion policorë, ku është ndaluar dhe ndaj tij do të përgaditë kallëzim përkatës.