Vjedhje si nëpër filma, katër persona të armatosur i vënë eksploziv disa bankomatëve (VIDEO)

Një vjedhje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në qendrën tregtare në lagjen Veri të Shkupit.

Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar me maska në kokë kanë vënë lëndë shpërthyese në disa bankaomatë që gjendeshin në këtë qendër tregtare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 në mëngjes, kur nga një veturë e llojit Passat Karavan, dalin katër personat me kallashnikovë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve. Policia tha se po merren masa për zbardhjen e rastit.

MPB
“Në orën 05:54 në SPB Shkup është denoncuar se në objektin afarist në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Shkup, disa persona të armatosur e kanë sulmuar rojtarin SH.M, ndërsa më pas kanë djegur disa bankomatë që kanë qenë të vendosur në qendrën tregtare. Po merren masa për zbardhjen e rastit”.

Në vendngjarje dolën policë të shumtë të shoqëruar nga prokurorë që po kryejnë hetime. Në hyrje të njërit prej dyqaneve të kësaj qendre tregëtare gjenden bankomatë të disa bankave. Nga bankat ende nukka asnjë informatë zyrtare për sasinë e parave të vjedhura, por jozyrtarisht mësohet se të katër bankomatët e vendosur aty kanë qenë plot me para. /SHENJA/