Vj*edhje në Ohër: Dyshohet se janë marrë para dhe ar në vlerë të 676.500 denarëve

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër I.D. (48) dhe Xh.D.(69), të dy nga Ohri, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “vj*edhje”.

“Ata në periudhën prej datës 10.06.2022 deri më 10.07.2022, nga një shtëpi në Ohër kanë marrë para dhe gjësende ari, me të cilat kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme 676.500 denarë”, njofton MPB.