Kështu e nis fjalimin kryeministri Kurti në vizitën e tij në Shkup

Kurti e nis fjalimin e tij duke shprehur ngushëllime për 14 vi*ktimat në Tetovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka filluar fjalimin e tij në konferencën për media të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke shprehur ngushëllime për familjarët e 14 vi*ktimave nga zjarri që shk*rumboi Spitalin modular në Tetovë mbrëmjen e 8 shtatorit.

“Më lejoni që në fillim t’ju shpreh ngushëllimet e mija të sinqerta për vdekjen e 14 personave në Spitalin modular në Tetovë si dhe t’ju shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre në përballje me virusin Covid-19 i cili me variantin delta po i godet rëndë vendet tona dhe natyrisht edhe në këtë aspekt ne biseduam për bashkëpunimin që t’ja dalim sa më shpejtë dhe më kollaj në këtë krizë shëndetësore”, tha Kurti.