Vizbeg, plagoset një person me armë zjarri

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se 20 vjeçari nga Shkupi ka mbetur i lënduar nga ngjarja që ka ndodhur dje në Vizbegovë të Shkupit. Ai ka marrë lëndime në këmbë dhe është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”.

“Më 28.01.2022 në ora 20:30 është denoncuar se në fshatin Vizbeg të Shkupi, një person ka përdorë armë drejt O.I nga fshati Vizbeg, N.L (27) nga Shkupi, V.N (40) nga Kumanova dhe E.R (20) nga Shkupi”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se E.R është dërguar në spital për mjekim. Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.