Vizatimi i ariut i Da Vinçit pritet të arrijë deri në 12 milionë paund në ankand

Një vizatim i vogël i kokës së një ariu nga Leonardo da Vinci pritet të shitet për deri në 12 milionë paund në një ankand sot në Londër. Koka e Ariut është më shumë se 500-vjeçare dhe me përmasa 7x7cm.
Shitja mund të tejkalojë rekordin e mëparshëm për një vizatim të da Vinçit, të vendosur nga Horse dhe Rider në 2001.

Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, ky është midis disa vizatimeve nga mjeshtri italian i Rilindjes, të cilat janë ende në pronësi private.
Vizatimi u krijua duke përdorur pikën e argjendtë në letër të zbehtë rozë-bezhë dhe është midis një numri të vizatimeve të kafshëve në shkallë të vogël të artistit, të cilat datojnë që nga fillimi i viteve 1480.

Laetitia Masson, një eksperte në vizatimet e vjetra e shtëpisë së ankandeve Christie’s, e përshkroi argjendin si “një teknikë shumë të vështirë, sepse nuk pranon ndonjë gabim”. Ai përfshin aplikimin e një maje argjendi në një letër të përgatitur posaçërisht për të lënë gjurmë dhe vija, që kërkon prekje delikate dhe presion.
Zonja Masson tha se Leonardo ishte i magjepsur nga natyra dhe kafshët në përgjithësi.
Skica më parë i përkiste piktorit dhe koleksionistit britanik Sir Thomas Laërence, para se të shitej në Christie’s në 1860 për 2.50 paund. Por këtë here Christie’s parashikon që ajo do të arrijë nga 8 milionë deri në 12 milionë, duke mos përfshirë tarifat.
Leonardo da Vinci, i cili lindi në 1452 dhe vdiq në 1519, është i famshëm për artin dhe shpikjet e tij.

Në vitin 2017, një pikturë 500-vjeçare e Krishtit që besohet se ishte pikturuar nga da Vinçi është shitur në Nju Jork për një shifër rekord prej 450 milionë dollarësh.
I njohur si Salvator Mundi (Shpëtimtari i Botës), shitja përfaqësonte çmimin më të lartë të ankandit për çdo vepër arti.