Vizat: A po gëzohemi nesër?


Një ditë para takimit të Komiteti LIBE që do të mbahet nesër në Bruksel, ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, është shprehur optimiste se ky komitet do të votojë për heqjen e vizave për Kosovën. Këto komente, ministrja Hoxha I bëri pas takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, në të cilin u adresuan sfidat e zbatimit të MSA-së.

Ndërsa kryeministri i Ramush Haradinaj tha se ka ngecje në zbatimin e MSA-së dhe se kjo pengon aplikimin për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.