Viz er i susp*endoi fluturimet mes Italisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kompania ajrore me buxhet të ulët Viz Er sot paralajmëroi se si rezultat i restriksioneve për udhëtim nga ana e autoriteteve italiane dedikuar për fluturimet deri në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i susp endoi të gjitha fluturimet mes Italisë dhe shtetit tonë deri më 31 korrik.

“Udhëtarët me bileta të rezervuara të pr ekur nga këto fluturime të suspend uara të cilët i kanë bërë rezervimet direkt në wizzair.com ose në aplikacionin mobil të kompanisë ajrore, do të njoftohen automatikisht përmes mesazhit elektronik. Njëqind e njëzetë përqind e tërë shumës do t’u transferohen në Wizz llogarinë e shfrytëzuesit dhe do të mund t’i shfrytëzojnë gjatë 24 muajve të ardhshme për blerje të prodhimeve dhe shërbimeve të njëjta të Wizz Air. udhëtarët gjithashtu mund të zgjedhin opsion për kthimin e parave – për të cilin duhet kohë më e gjatë që të realizohet dhe do të informohen për gjitha hapat e nevojshme për transferimin e parave përmes bankës ose përmes kartelës në mesazh të veçantë elektronik. Në këtë rast, udhëtarët do të mund të zgjedhin 100% kthim të shumës. udhëtarët të cilët kanë bërë rezervim përmes agjencive turistike – duke i përfshirë edhe agjencitë onlajn turistike – duhet ta kontaktojnë kompaninë përmes të cilës i kanë blerë biletat e tyre”, qëndron në kumtesën e Viz