Vitin e kaluar Greqinë e kanë vizituar 948 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe ja sa kanë shpenzuar

Vitin e kaluar Greqinë e kanë vizituar 948 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe kanë shpenzuar 114 milionë euro

By
Desk
24/06/2020 10:20
Vitin e kaluar, Greqinë e kanë vizituar 948.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut, numër që është për 20 për qind më i vogël në krahasim me turistët në vitin 2018 kur ka pasur 1.187 000, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Greqisë.

– Advertisement –

Lidhur me të ardhurat për Greqinë nga turistët e Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar kanë arritur deri në 114 milionë euro, për 26,3 për qind më pak në krahasim me vitin 2018. Shpenzimi mesatar për person është 121 euro, ndërsa shpenzimi mesatar për bujtje, 48 euro.

Të dhënat konkrete të Bankës së Greqisë i përdor Instituti i Shoqatës së Biznesmenëve Turistikë Grekë, duke u përqendruar në turizmin rrugor në Greqi në periudhën 2012-2019, gjegjësisht e analizon valën turistike përmes kufijve tokësorë dhe turistët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Turqia.