Vitia: Mostrat e të helmuarve në Deçan do të dërgohen për analizë jashtë shtetit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e qeverisë ku po diskutohet për helmimin e qytetarëve në Deçan, ka thënë se mostra të disa pacientëve do të dërgohen jashtë shtetit për analizë.

Kjo sipas të parit të shëndetësisë për shkak se ai lloj analize nuk bëhet në Kosovë.
Ai po ashtu ka njoftuar se do të vazhdohet furnizimi me barna në bazë të nevojës që ka Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan ku po trajtohen pacientët e helmuar.