Ministri i Arsimit Arbër Ademi në një konferencë për shtyp pas takimit që pati me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe tha se mësimi për vitin e ri shkollor do të bëhet sipas propozimit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse
ku mësimi deri në klasën e tretë do të zhvillohet në prezencë duke respektuar protokollet kurse klasat e tjera do të zhvillojnë mësim online.
Përjashtim nga mësimi online do të ketë edhe për fëmijët në shkollat ku ka pak nxënës dhe ku mund të respektohet distancimi mbi 1.5 metër.