Viti i Ri nis me një lajm të keq për xhepat e duhanpirësve

Rritja e akcizës do të godasë tregun e duhanit, si pjesë e fushatës për reduktuar numrin e duhanpirësve.

Çmimi do të rritet mesatarisht 250 lekë për kg, çka do të reflektohet në mënyrë të menjëhershmne edhe në çimin final të shitjes, ku një pakete cigare do të rritet me 20-30 lekë.

Veç tyre, edhe nënproduktet e tjera të duhanit, do të shtrenjtohen.

Politika e rritjes së taksës është afatgjatë dhe rritja e përvitshme synon të reduktojë konsumin dhe vdekshmërinë në popullatë.

Kjo politikë duket se ka funksionuar vitet e fundit, ku importet kanë rënë me rreth 1000 tonë që nga vitet 2005-2010.

Për pasojë edhe numri i duhanpirësve në raport me popullsinë ka rënë në 23%, madje edhe në raport me vendet fqinje dhe Bashkimin Europian.