VIT I TRAGJEDIVE DHE HUMBJE TË JETËVE
Vitin 2021 në Maqedoninë e Veriut e shënuan më shumë fatkeqësi se ngjarje të bukura, kështu që me të drejtë njerëzit shpresojnë se Viti i Ri gjithsesi do të jetë më i mirë dhe më i qetë. Bullgaria nga muaji janar deri në dhjetor nuk hoqi dorë nga vetoja për negociata aderuese të vendit me BE-në, në dy tr*agjedi të mëdha, zj*arri në Tetovë dhe aksidenti i “Besa Transit” e humbën jetën 60 persona, zjarret morën hapësira të mëdha të pyjeve, kriza politike u thellua pas zgjedhjeve lokale, ndërsa pandemia me uljet dhe ngritjet e saj, vazhdon të shkaktojë shqetësim dhe frikë te secili prej nesh. Do t’i rikujtojmë një pjesë të këtyre ngjarjeve, por dëshirojmë që viti 2022 të jetë shumë më stabil.
Presidenca portugeze në janar të vitit 2021 premtoi shumë, por kushtëzimet nga Sofja mbetët të pandryshuara, kështu që Lisbona ia dorëzoi stafetën Sllovenisë, Lubjana – Parisit, ndërsa vetoja për negociatat aderuse të Maqedonisë së Veriut me BE-në vazhdon edhe në prag të vitit 2022.
RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË (20.12.2021)
“Më e rëndësishmja është të ketë qëndrim nga organi më i lartë politik, partitë politike të kenë konsolidim të qartë, në mënyrë që ta përshpejtojmë integrimin e Maqedonisë së Veriut, por me ruajtjen e interesit kombëtar bullgar.” Kjo dhe çështje të tjera e ngarkuan skajshmërisht karrierën e kryeministrit të paradokohshëm Zoran Zaev dhe pas humbjes në zgjedhjet lokale ai dha dorëheqje.
ZORAN ZAEV, ISH-KRYEMINISTËR I RMV-së
“Jap dorëheqje nga posti i Kryeministrit dhe Kryetarit të LSDM-së. Dëshiroj të ndaj zhgënjimin tim, sepse shumica e popullit i zgjodhën të njëjtit njerëz dhe politikanë të cilët para katër viteve në Kuvend dëshironin dhe u nisën për të vr*arë.” Sado i thellë të jetë hendeku në mes pushtetit dhe opozitës: rreth negociatave me Bullgarinë, virusin korona, regjistrimin, ekonominë, një gjë mbeti e pandryshuar nga fillimi deri në fund.
HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO-DPMNE
“Besoj se në momentin e parë kur qytetarët do të thirren për të caktuar zgjedhje të parakohshme të mposhtet kjo qeveri jolegjitime, qytetarët do të përgjigjen masivisht.” Tensionet e përgjithshme në vend i thelluan edhe fatkeqësitë që morën jetë njerëzish, së pari zjarri në spitalin modular në Tetovë, në shtator, i cili mori 14 vi*ktima. Më pas edhe aks*identi tr*agjik i autobusit të “Besa Transit” në Bullgari, në nëntor, ku humbën jetën 45 udhëtarë.
Gjatë Shtatorit, pas më shumë se 20 viteve në Maqedoninë e Veriut u zbatua Regjistrimi I popullsisë. Operacioni statistikor përfshiu mbi 1.8 milionë qytetarë në vend dhe 205 mijë në diasporë.
Para fundit të vitit, Maqedonia e Veriut pas zgjedhjeve në LSDM, mori mandatues të ri për formimin e qeverisë.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, LIDER I LSDM-së
“Prej sot filloj me formimin e ekipit të ri të njerëzve që duhet t’u përgjigjen sfidave serioze që në presin në fillim të vitit të ardhshëm. Jetojmë në kohë turbulente.”
Në vitin 2022 Maqedonia e Veriut hynë me krizë ekonomike, krizë energjetike dhe me pandeminë e COVID-19. Nga 1 Janari cmimi i rrymës elektrike rritet për 9.48% kurse gjatë gjithë vitit ka pasur rritje enorme të cmimeve të produkteve bazë ushqimore, pa marrë parasysh që qeveria ngriu cmimet e tyre deri më 31 Janar.
Ajo që qytetarët vërtetë e dëshirojnë në vitin 2022 është që turbulenca të ngadalësohet pak, të shërohen plagët e pandemisë, ndërsa kriza ekonomike globale të mos godasë shumë fuqishëm në këtë pjesë të botës./KlanMacedonia/