Viti 2021 do të sjellë problem të ri me COVID-19, “Shtipi, Gostivari, Tetova, qytete me rre*zik, qytetarët nuk respektojnë masat”


Nisëm mirë, por në 3 muajt e fundit mosrespektimi i masave, na u kthye si bumerang Kështu epidemiologu Karaxhovski e përshkroi gjendjen aktuale me koronavirus në vend.
“Kemi rritje të numrit të të infektuarve në vend dhe ky është fakt i pamohueshëm. Kemi edhe rritje të të vde*kurve por gjendja nuk është alarmante” tha epidemiologu Zharko Karaxhovski.

Temperaturat e larta duhej ta dobësonin virusin, por kjo nuk ndodhi. Karaxhovski thotë se bëhet fjalë për spekulim të madh.
“Rre*ziku është i njëjtë për të gjithë. Virusi nuk dobësoi në periudhën verore. Kjo ishte sp*ekulim në mesin e njerëzve kinse ja gjatë verës “u hapëm” në shtet dhe tani mund të jetojmë lirshëm. Ne duhet të mësojmë të jetojmë me dhe rreth virusit. Duhet të mësojmë se çdo ditë do të kemi raste pozitive. Kjo duhet pranuar që të mund edhe sistemi shëndetësor të rezistojë në përpjekjet e tyre”, u shpreh Karaxhovski.