Visar Vishka një këshilltar i dikurshëm i ish Ministrit Asaf Ademi, dobësitë e veta menaxhuese i ndërlidhën me gjëra sekundare që mund të shihen qartë në deklaratat e tij gjatë emisionit ” 99 minuta”.Vishka në fakt I ka ditur problemet kur po krijohej Teatri i Gostivarit të cilin ai e drejton tashmë, por fajin ai e ka hudhur gjetkë duke treguar përmes intervistës së tij kushtet e rënda të Teatrit në ndërkohë që ai si ish këshilltar në Ministrinë e Kulturës e ka ditur saktë se është krijuar institucioni por pa objekt.
Vishka do që përgjegjësia ti mbetet të tjerëve duke anashkaluar kohën kur ai bashkë me ish ministrin themeluan Teatër me të njëjtat kushte të rënda. Vetëm përgjegjësia është e tjerëve dhe jo edhe e vetë drejtorit Vishka. Ky i fundit shkon më larg në deklaratat e tij që duken konfuze dhe shpesh ai shpërqendrohet në gjëra tjera sekundare duke përmendur shembuj banalë. Ai i ngatërron problemet e Teatrit me institucionet e shenjta sic janë xhamitë që e përmend shpesh gjatë intervistës. Për të cdo mëhallë ka nga një xhami luksoze, ndërsa ne në gjithë qytetin mos kemi një pallat kulture, ashtu sic i ka hije të jetë ashtu e bukur që ta imponon të vishesh më bukur se sallonat e dasmave.
Vishka, një ish këshilltar i ish ministrit e themeluan Teatrin, ndërsa e hedh fajin gjetkë duke shpërfilluar kohën e tyre dhe përgjegjësitë që ata kishin vetë ndaj institucionit që e drejton ndërsa përmes emisionit ai rrëfen historira të tjera që ndërlidhen me kushtet e rënda të Teatrit i cili sipas tij nuk ka toalete as për publik, as për administratë, ndërsa ata shkojnë në xhami të kryejnë nevojën duke bërë thirrjen që njerëzit ti kryejnë nevojat personale në shtëpitë e tyre para shfaqjes.TS
Ndiqeni videon në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=-h1xN26UYto&feature=emb_title