Visar Shaini: “Jam gjithmonë në ndihmë të pacientëve”

Visar Shaini nga Çairi i Shkupit, vjen nga gjeneratat e para të arta të paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në shkollën prestigjioze të mjekësisë “D-r Pance Karagjozov në Shkup. Eshte me profesion teknik medicinal.

Ai i takon gjeneratës së artë 1993-1997 ku shumica e nxënësve, sot janë në majat e pozitave më të larta shtetërore dhe janë të sukseshëm në sektorin privat.

Visari që i ri ishte supeaktiv në shkollë, por edhe në sport dhe aktivitet kulturore-humanitare. I shoqëruar me një grup shokësh të klasës të cilët kanë arritur majat e sukesit jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Evropë dhe Amerikë, Visari mbetet simbol i një personaliteti të cmuar, që ka bujari, humanizëm dhe parasegjithash me zemërbardhësi dëshiron t’i ndihmoje cdo qytetari me halle Po.

Bëhet fjale për një personalitet të cmuar në Shkup, i cili gjithë jetën e tij ia kushtuar profesionalizmit dhe humanizmit për tju ndihmuar qytetarëve hallexhinjë.

Ende i kanë të freskëta në kujtime, shumë familje se si Visar Shaini që nga viti 2010 deri në vitin 2018 ju ka ndihmuar në Instititutin për sëmundje të mushkërive-Kozle.

Ai ka qenë gjithmon i gatshëm për të ndihmuar në organizimin me mjekët dhe personelin ndihmës, me të vetmin qëllim që familjet që kanë pasur fëmijët e sëmur, të marin shërbimin mjekësor në afat rekord.

Më vone Visarin e kemi aktiv plot 4 vite Komisionin për pushime mjekësore që gjendet në Poliklinikën Bukuresht në Shkup. Të cilën pozite e ushtron edhe sot e kësaj dite.

Ndryshe, Visar Shaini gjatë pandemisë globale ka ndihmuar shumë në rajonin e Shkupit dhe ka asistuar për t’ju ndihmuar pacientëve hallexhinj të prekur nga virusi korona. Ndihma e tij logjistike dhe profesionale ka qenë në koordinim me mjekët, ka qenë vullnetare në shenjë humanizmi.