Visar Miftari merr postin e drejtorit në Spitalin e Tetovës?

My hyrjen e ASH-së në qeveri dhe ndarjen e resorëve Spitali i Tetovës si post do ti takojë kësaj partie.

Pa Censurë merr vesh se ky post do ti takojë mjekut nga Tetova Visar Miftari.

Visar Shani Miftari ka lindur në vitin 14.10.1987 në Tetovë, ku dhe ka mbaruar arsimin e mesëm, në shkollën e mesme medicinale “Nikola Shtejn” në vitin 2005/2006.
Në vitin 2011/12ka diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, në fushën mjekësisë, ndërsa specializimin në fushën e neurologjisë, e ka kryer në vitin 2017/2018 në Shkup.
Ciklin e tretë të studimeve e ka përfunduar në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, në vitin 2017.
Ka marrë pjesë në kongrese, seminare dhe trajnime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Visar Shani Miftari ka botuar punime shkencore dhe profesionale në fushën e Mjekësisë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare në 5 vitet e fundit.
Me 28 Shtator mbrojti temën e Doktoraturës me temë “Rezultati 6 mujor i qëllimeve të terapisë antikoagulante te pacientët me fibralacion artrijal dhe lidhëshmëria me statusin mental” në Univerzitetitn “Goce Delçev” – Shtip Fakulteti i Mjeksisë.
Është i punësuar edhe në një klinikë private në Ferizaj, Kosovë.