Visar Ganiu:”Tingujt e Çarshisë ngrohu shpirtrat e të gjithë të pranishmëve”

Nën qiellin e hapur në Kurshumli Han, sonte bashkë me Kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu, hapëm Manifestimin tradicional “Tingujt e Çarshisë”, me galla koncertin e tre Tenorëve: Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Mustafa Ymeri, nën udhëheqjen e dirigjentëve Isak Shehu dhe Edon Ramadani, Zana Ramadani – soprano dhe Zeqir Sulkuqi -violinë.

Një mbrëmje e freskët e verës së vonshme, ngrohu shpirtërat e të gjithë të pranishmëve, me tingujt e bukur të muzikës shqipe dhe zërave të artistëve të shquar!

Programi i pasur kulturor i Manifestimit “Tingujt e Çarshisë”, i cili tradicionalisht organizohet nga QIK, do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Ju mirëpresim!