Visar Ganiu zjarrfikësve të Çairit u dhuroi shkallë speciale për intervencë, arrijnë 24 metra gjatësi

Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” iu ka dhuruar shkallë speciale për intervencë, siç është shuarja e zjarreve, si dhe fatkeqësi të tjera natyrore. Këto shkallë janë me gjatësi prej 24 metrash dhe kanë motor special. Përveç shkallëve, zjarrfikësve iu dhuruan edhe 40 veshje speciale dhe pajisje tjetër për zjarrfikës. “Lirisht mund të themi se SHZV ‘Bajram Miftari’ që funksionon në kuadër të Komunë së Çairit është më se e pajisur me të gjitha mjetet që janë të nevojshme për shuarjen e zjarreve apo në rast të fatkeqësive natyrore”, tha Ganiu. Shkallët janë demonstruar menjëherë nga vet ekipi i “Bajram Miftarit”.

“Shkallët që po i demonstrojmë janë tejet të mirë se ardhura sepse janë te llojit të vetëm në gjithë Maqedoninë e Veriut, arrijnë gjatësi prej 24 metrash dhe janë të motorizuara”, ka deklaruar kryetari i SHVZ “Bajram Miftari”, Artan Demiri.
Shkallët paraprakisht i janë bërë donacion Komunës së Çairit dhe kryetarit të saj Visar Ganiut nga kompania private “AR-DE”.