Visar Ganiu qëndroi në Komunën e Hanit të Elezit

  • 🤝Kënaqësi që vizitova sot Komunën e Hanit të Elezit, ku edhe realizova takim pune me kryetarin e kësaj komune Mehmet Ballazhi dhe nënkryetarin Sevdi Dernjani.

    Ishte një takim mjaft produktiv me çrast edhe shtrim dorën e bashkëpunimit për shumë fusha që do të mund të jenë në interes të zhvillimi socio-ekonomik të të dyja komunave- Çairit dhe Hanit të Elezit.

    Në veçanti u ndalëm në promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte që do të përmirësonin dukshëm jetesën e banorëve të dyja vendbanimeve tona.

    U zotova se Çairi gjithmonë do të jetë mbështetje e fuqishme jo vetëm e Komunës së Hanit të Elezit, por edhe të gjitha komunave të tjera që kanë nevojë për një gjë të tillë.